Telegrafi

Shqipëria, rritjen me të mirë botërore në turizëm

Sektori privat në turizëm ka regjistruar një ngritje prej 30% çdo vit, me hotele të reja, rezorte, bare dhe restorante.

Ekonomia shqiptare kishte rritjen me të mirë në Evropë gjatë vitit të kaluar dhe vlerësohej se do të kishte të njëjtën rritje edhe këtë vit, ashtu siç ndodhi.

Ndërkohë, edhe investimet e huaja në Shqipëri kanë regjistruar një shtim prej plot 59%.

Të gjitha këto e bëjnë Shqipërinë një nga shtetet me zhvillim të konsiderueshëm në rang kontinenti, të paktën përsa i takon dy hallkave që ndikojnë në ekonomi.