Site icon Telegrafi

Shqipëria renditet e treta në botë mes destinacioneve me rritjen më të madhe gjatë sezonit turistik, Rama nxjerr të dhënat e Google

Sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thotë se referuar këtyre të dhënave, Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytetet të konfirmuara prej dekadash në turizëm.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”.

Ndërkohë, dy ditë më parë, Shqipëria rezultoi e para në Europë për rritjen e fluksit të pasagjerëve në Rinas, me 119%. /Telegrafi/

Exit mobile version