Telegrafi

Shqipëria ratifikon tri marrëveshjet me Kosovën

Marrëveshja tjetër mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës "për transferimin e personave të dënuar", synon mundësimin e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar në vendin e origjinës, transmeton BW.

Ndërsa, marrëveshja e tretë "Për ekstradimin", synon nxitjen e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, në frymën e respektit reciprok, për parimin e sovranitetit dhe barazisë së të drejtave, si dhe kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit efektiv ndërkombëtar në luftën kundër krimit, duke lehtësuar procedurat e ekstradimit në shkallën më të lartë të mundshme. /Telegrafi/