Site icon Telegrafi

Shqipëria prezanton fanellat (Foto)

Me një ceremoni të bukur në sallën e Universitetit të Arteve, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar fanellat e reja të kombëtares, dizenjuar nga kompania Macron.

Nëse më herët këto fanella janë paraqitur vetëm grafikisht, këtë radhë në skenë janë ngjitur futbollistët e kombëtares, që i kanë veshur për herë të parë.

Në këtë event të rëndësishëm Morën pjesë drejtues të FSHF, personalitete të ndryshëm, si dhe figura te rëndësishme të futbollit shqiptar që kanë kontribuar për të në vite.

Exit mobile version