Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar sot se Shqipëria po merr pjesë në forumin “New Deal Europe”, event i dedikuar turizmit që organizohet në Londër.
Në një njoftim në Facebook, Kumbaro ka shtuar se në forumin e Londrës janë prezentë operatorët e udhëtimeve nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa.
“”New Deal Europe” është platforma e tregut të udhëtimeve dedikuar destinacioneve turistike në rritje e ku do të prezantohet më e mira e Shqipërisë për këtë sezon turistik”, ka sqaruar Kumbaro. /Telegrafi/