Site icon Telegrafi

Shqipëria pret 800 mijë doza të vaksinave nga ‘Pfizer’ e ‘Covax’ në shkurt

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku kryeministri Rama nuk e mori fjalën, diskutimet kryesore u përqendruan në disa ndryshime për buxhetin 2020, procesin e rindërtimit, pandeminë dhe shtyrjen e afatit të OFL.

Për procesin e furnizimit me vaksina, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu deklaroi që brenda shkurtit priten dozat e para nga marrëveshja që qeveria shqiptare ka firmosur me kompaninë Pfizer. Manastirliu theksoi se bashkë me ato që do vijnë nga mekanizmi COVAX, brenda shkurtit priten 800 mijë vaksina.

“Ne kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë duke filluar me grupet prioritare. Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer, jemi besimplotë se Pfizer do t’i qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para. Edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para të Pfizer brenda muajit shkurt”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Në këtë pikë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se edhe spitali i ri i Fierit, që ka nisur të ndërtohet dhe që për të cilin janë kryer procedurat e shpronësimit, pritet të jetë një ndihmë e konsiderueshme në përballimin e pandemisë.

Ndërkohë, në seancën e sotme u miratua edhe shtyrja e afatit të aktit normative për OFL-në. Nga opozita u cilësua si jo e dobishme, por ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e konsideroi si një mesazh se askush nuk mund të konsiderohet më i paprekshëm.

Po ashtu, sot Kuvendi miratoi edhe tre ndryshime në bordin drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, duke votuar pro Besnik Mustafajt, Helidon Halitit dhe Edmond Tullumanit./euronews.al

Exit mobile version