Telegrafi

Shqipëria preket nga kriza financiare

Ky integrim sipas tij ka ndodhur përmes tregtisë, përmes investimeve të huaja direkte dhe huave tregtare.

Ai ka verësuar se kur kriza financiare goditi këta mekanizma të integruar, të cilët ishin motorë shumë të fuqishëm të këtij integrimi që ka sjellë rritjen, ato ndryshuan pozicion duke u konvertuar në mekanizma transmetimi për ngadalësimin e rritjes dhe vende të caktuara në të vërtetë kaluan tkurrje shumë të rënda në PBB-të e tyre.

"Është e vështirë të bësh parashikime, por, ne në Bankën Botërore, në rajon e me gjerë, të gjithë bashkohemi në një konsensus të përgjithshëm që është se dalja nga kriza në Evropë do të jetë e ngadalshme.

 Pra, nuk do të kemi një kthim të fortë në rritjen ekonomike, siç ndodhi në Azinë Lindore apo Indi. Gjë që do të thotë se viti i ardhshëm do të jetë i vështirë dhe do të shohim diferencime mes vendesh: disa vende do të vazhdojnë të dalin nga kriza më parë se vendet e tjera, ndërsa disa të tjera do të vazhdojnë të preken nga kriza, dhe kjo do të varet nga struktura e tyre e brendshme e ekonomisë dhe nga anët e forta të gjendjes së tyre makro-ekonomike si dhe nga vendndodhja e tyre", ka deklaruar Ueru.

Edhe Shqipëria sipas tij është prekur nga kriza, ashtu si vende të tjerat të rajonit, nëpërmjet kanaleve tregtare, por sic ka theksuar ai Shqipëria ishte me fat në këtë sens, sepse ajo nuk provoi krizë shumë të rëndë financiare, për shkak se sektori financiar dhe sektori bankar kanë qenë mjaft elastik, por mekanizmat e transmetimit mund të filtrojnë si p.sh me rënien e madhe në tregtinë e tekstileve, por edhe me rënien e remitancave dhe gjithashtu kjo lidhet me faktin se shumica e eksporteve dhe e dërgesave në të holla vijnë nga dy vende: Italia dhe Greqia.