Site icon Telegrafi

Shqipëria po punon për një hartë të re sizmike, përcaktohen zonat me rrezik të lartë nga tërmetet

Shqipëria po punon për hartimin e një harte të re sizmike, e cila do të hedh dritë mbi zonat me rrezik të lartë nga tërmetet.

Drejtori i Institutit të Gjeo-shkencave (IGJEUM) Ylber Muçeku, gjatë një interviste për Euronews Albania tha se kjo është harta e parë e këtij niveli.

Muçeku shtoi se IGJEUM po bashkëpunon me GEM, një konsorcium elitar në botë, për të prodhuar një hartë tjetër, e cila do të jetë gati në nëntor 2023.

Hartat sizmike janë bazat që përcaktojnë euro-kodet, mbi bazën e të cilave ndërtohet, për të përballuar tërmetet.

“Vlerësimi i azadit është një nga detyrat kryesore sepse ka të bëjë me jetën e njerëzve. Jep një parametër që është kryesor në lidhje me kodet që do ndërtohet. Euro-kodet janë miratuar në 1997 por sot ato janë të vjetruara”, tha Muçeku.

Aktualisht vendi ynë po punon mbi bazën e një harte të vitit 2021.

“Në fund të vitit 2021 është botuar një hartë e cila sot ekziston ne website e Institutit të Gjeo-shkencave, ne na tregon të gjitha zonat sipas azadeve. Janë përfshirë rreth 26 mijë të dhëna me tërmete me magnitutë më të madhe se 3 rihter. Në zonën jugperëndimore azadi i sizmologjisë na del më i lartë, por e gjithë zona jugperëndimore është me një rrezik të lartë sizmologjik. Priten tërmete në këtë zonë”, vijoi ai.

Ekspertët kërkojnë që hartat e sizmike të përditësohen çdo 5 vjet. Vetëm kështu sipas tyre do të kishim siguri më të lartë mbi kodet që përdoren në ndërtim. Sa i takon ndërtimeve, aktuale, prite që të nis edhe kontrolli tyre, pasi specialistët kanë ngritur dyshimet për sigurinë e godinave të viteve 90-2000. /Telegrafi/

Exit mobile version