Site icon Telegrafi

Shqipëria me plan të ri për rritjen e sigurisë në shkolla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë aktivitetit për prezantimin e plantit të ri të sigurisë në shkolla, garantoi prindërit se këtë vit, ata duhet të ndihen më të siguritë se kurrë për fëmijët e tyre gjatë procesit mësimorë.

Sipas Ballës, askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme në perimetrin e sigurisë së shkollave.

“Ministritë tona, ajo e Arsimit dhe Sportit, dhe Ministria e Brendshme kanë një rol të drejt për drejt dhe njëkohësisht një përgjegjësi të madhe në garantimin e mbarëvajtjes së vitit të ri shkollor si në rrafshin arsimor, ashtu dhe në atë të përgjegjësisë dhe sigurisë publike”, tha Balla.

“Policia e Shtetit ka detyrën e garantimin e sigurisë publike në të gjitha format e saj. Kur prindërit, gjyshërit i çojnë fëmijët në shkollë, ata ja besojnë fëmijët shtetit. Kjo vlenë për të gjitha institucionet private apo publike, kudo që ti kenë të regjistruar. Kur i dorëzojnë, dhe kur do t’i dorëzojnë fëmijët tek dera e shkollës, prindërit duhet të jenë këtë vit, më të sigurtë se vitin e shkuar se asnjë problematikë, asnjë gjë e keqe nuk mund t’ju ndodh atyre, jo vetëm brenda, por edhe përreth mjediseve të shkollës, ku ata natyrshëm kalojnë kohë të gjatë dhe pas orarit të mësimit”, vijoi Balla.

“Duhet të jenë të sigurtë, prindërit, gjyshërit, që fëmijët e tyre nuk do të përfshihen kurrsesi në akte dhune, bullizimi. Në konflikte, aksidente rrugore, episode shfrytëzimi, apo abuzimi të çdo lloji nga element kriminal, ku shqetësimi im dhe i mbarë publikut është rritja e përdoruesve të lëndëve narkotike tek gjimnazistët”, tha Balla.

“Të gjithë biem dakordë se siguria e fëmijëve tanë, shkon përtej murit apo oborrit të shkollës. Kur ne i dërgojmë fëmijët në shkollë, ata natyrshëm vihen në kontakt dhe ndërveprojnë me gjithçka që ndodhet në perimetrin për-rreth shkollës. Shitësin ambulantë, që shet ushqime tek kangjellat, bar lokali përballë shkollës, automjetet kur duhet të kalojnë në rrugë, apo me persona që duan të përfitojnë nga mosha dhe nga vulnerabiliteti i tyre”, tha Balla.

“Bashkë me kolegen time ministren Kushi, duam të përcjellim një mesazh shumë të qartë: Askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë së shkollave. Në këtë kuadër dëshirojmë ë të shpallim sot, një paketë të re masash për sigurinë në shkollat tona të arsimit para universitarë”, nënvizoi Balla.

Exit mobile version