Gjatë vitit 2017 numri i kosovarëve që kanë hyrë në shtetin shqipëtar ka shënuar një rënie të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) për lëvizjet e shtetasve, rezulton se gjatë këtij viti është shënuar një rënie e hyrjeve me 19.1 për qind të shtetasve nga Kosova.
Një vit më parë nga Kosova drejt Shqipërisë u shënuan rreth 2,157,013 hyrje, ndërsa në vitin 2017 u shënuan 1,745,973 hyrje, pra rreth 411 mijë hyrje më pak dhe Kosova është i vetmi vend që ka shënuar bilanc negativ të hyrjeve. /Scan