Telegrafi

Shqipëria me pagën minimale më të ulëta në Europë

Deputeti Ben Blushi, është larguar zyrtarisht nga Partia Socialiste (PS) ka shpalosur sot një nga pikat themelore të projektit të ri politik.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Blushi ndalet në një çështje me interes të madh për gjithë shqiptarët, atë të pagës. “Një shtet që lejon që paga minimale të jetë 700 leke në ditë është mizor dhe i pashpirt. A duhet të rritet paga minimale? Pa asnjë dyshim. Do jetë një nga çështjet themelore të Projektit te Ri Politik”, ka shkruar Ben Blushi.

Postimi i Blushit

Shikoni sa është paga minimale në Shqipëri. Më e ulëta në Europë. Të gjithë ata që thonë se pagat e ulëta thithin më shumë investime të huaja e kanë gabim. Shqipëria është vendi i fundit në rajon për investimet e huaja direkte. Pagat e ulëta janë burim skllavërie,varfërie,emigracioni dhe injorance. Një shtet që lejon që paga minimale të jetë 700 leke në ditë është mizor dhe i pashpirt. A duhet të rritet paga minimale? Pa asnjë dyshim. Do jetë një nga çështjet themelore të Projektit te Ri Politik. Sa më shumë të varfër aq më pak të pasur. Sa më pak të varfër aq më shumë të pasur! /Telegrafi/