Site icon Telegrafi

Shqipëria nuk është ndër të preferuarat e gjermanëve këtë vit për pushime

Tani është koha që turistët gjermanë planifikojnë pushimet. Këtë viti parashikohet që ata të udhëtojnë më shpesh dhe të shpenzojnë më shumë para.
“ Që nga fillimi i muajit shkurt shitjet në sektorin e udhëtimit janë stabilizuar . Planifikimet po fitojnë sërish terren. Gjermanët nuk do të heqin dorë nga turizmi gjatë 2016-ës”, deklaroi presidenti i Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve (DRV), Norbert Fiebig. Sipas tij gjermanët tashmë janë gati të nisin eksplorimet e tyre turistike, duke filluat nga brigjet e Mesdheut e deri te destinacionet e tyre alternative.

Për këtë vit, destinacionet kryesore do të jenë Spanja, Italia dhe Greqia. Në këtë zgjedhje duket se mungon Shqipëria.
Ka një shtim të kerkesës nga ana e gjermanëve për udhëtime me kroçierë, për destinacione të largëta, të cilat parashikohet me rritje me dy shifra.

Sipas kompanisë së kërkimit GfK, prenotimet në Turqi janë ndjeshëm më të ulëta në krahasim me ato të realizuara në të njëjtën periudhë të vitit 2015. Gjatë vitit të kaluar Turqia renditej në vendin e tretë mes destinacioneve më popullore, duke shënuar një rritje me rreth 4%. Egjipti dhe Tunizia gjithashtu po shënojnë shifra më të reduktuara në rezervime si pasojë e zhvillimeve politike.

“Ne jemi ende në mesin e periudhës së hershme për rezervime, por gjithsesi po vëmë re një rritje të kërkesës për destinacionet e Europës Perëndimore. Unë kam besim se destinacionet familjare të gjermanëve do të vazhdojnë të mbeten Turqia dhe Egjipti, po kështu edhe Greqia për të cilën që tani shifrat janë pozitive”, thotë presidenti i DRV-së Fiebig.

Destinacionet më të preferuara të gjermanëve në Greqi mbeten ishujt e Rodhositm Korfuzit dhe Kretës. /Monitor/Telegrafi/

Exit mobile version