Shqipëria në të vërtetë ka po aq pikë sa pati muajin e kaluar, për shkak të mungesës së aksioneve në nivel kombëtar, megjithatë ka fituar një vend falë rënies së Panamasë.
Nga vendet fqinje Kroacia pozicionohet më së larti, duke u ngjitur po ashtu një vend, në të nëntin, derisa Greqia vazhdon të mbajë pozitën e 11-të. Serbia rreshtohet e 23-ta, Mali i Zi i 25-ti, Bosnja dhe Hercegovina e 45-ta dhe Bullgaria e 49-ta.
Maqedonia ka rënë për pesë pozita të tjera dhe është vendi fqinj që pozicionohet më së ulëti në listë, në të 81-tën. /Telegrafi/