Rumania ka marr kryesimin e Presidencës së radhës Të Bashkimit Europian (BE) nga 1 janari 2019 deri në 30 qershor 2019, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka filluar lobimin me Presidencën rumune për çeljen e negociatave.
Ruçi i ka dërguar një letër Presidentit të Dhomës rumune, Dragnea dhe të Senatit rumun, Tariceanu.
“Shqipëria shpreh besimin e palëkundur se Rumania do të drejtojë me lidership të suksesshëm Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Europian. Presidenca e Rumanisë do të arrijë plotësisht prioritetet e saj, për një Europë konvergjente e kohezive, që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme; për një Europë më të sigurt, mikpritëse të emigrantëve dhe luftëtare kundër terrorizmit; për një Europë më të zgjeruar dhe më të fuqishme si aktor global; për një Europë që ndërton shoqëri bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, solidaritetit, kundër racizmit, intolerancës dhe populizimit. Shqipëria është angazhuar maksimalisht për përmbushjen e të gjitha kushteve për çeljen e negociatave të pranimit dhe unë shprehim besim tim të fuqishëm se Presidenca e Rumanisë, ashtu si deri tani, do të jetë në mbështetje të çeljes së negociatave në qershor 2019”, thekson letra e Kryetari të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi./Telegrafi/