Telegrafi

Shqipëria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zvicrën

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në një deklaratë për media, pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Zvicrën që do të ketë impakt në shëndetin parësor për të gjithë.

Ajo tha se sot është firmosur marrëveshja, por theksoi se në fazën e parë të projektit mes dy vendeve, kanë mundësuar që 31 qendra shëndetësore të ofrojnë shërbime në banesë.

Synimi, tha Koçiu, është që shërbimi në banesë për personat që nuk munden të shkojnë në qendra shëndetësore, është të shtrihet në të gjithë vendin.

“Është një marrëveshje bashkëpunimi trevjeçare që do të ketë impakt në shëndetin parësor për të gjithë.

Projekti që do të përfundojë në vitin 2027.

Falë fazës së parë kemi mundësuar që 31 qendra shëndetësore të ofrojnë shërbime në banesë. Përmes kësaj marrëveshje të firmosur sot, do ta shtrijmë shërbimin shëndetësor në të gjithë vendin”, tha ministrja Koçiu./A2 CNN