Një raport i ri mbi ndjenjat e njerëzve, i bërë nga Gallup, ka renditur Shqipërinë ndër vendet më pozitive në botë, ndërkaq Kosova renditet e fundit në Ballkan.
Sipas studimit të Gallup, shqiptarët e Shqipërisë, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Evropës, dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.
Shtetet që kryesojnë këtë studim janë ato latine si Paraguai, Kosta Rika dhe Panamaja, ndërsa në fund renditen Jemeni, Turqia dhe Iraku.
Ndërkaq, në Ballkan rezultatet janë thuajse të njëjta, Shqipëria me 51% ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 47%, Mali i Zi me 46%, Serbia me 42%, Bosnja Hercegovina dhe Kosova me 41%, përcjell Telegrafi.
Ky studim është kryer nga Gallup, fokusohet kryesisht në sjelljet njerëzore të një vendi, dhe bazohet në pyetjet që iu janë bërë njerëzve kudo në botë rreth respektit për të tjerët dhe vetes, çfarë mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj. Ndërsa për të kapur ndjesitë negative pyetjet bazoheshin në dhimbjet e përjetuara, shqetësimet, stresi e të tjera.
Ndërsa Greqia rezulton në nivelet më të stresuara në të gjithë botën, me rreth 66% të të intervistuarve që pohojnë se kanë përjetuar stres ditëve të fundit./Telegrafi/