Shqipëria është në prag epidemie gripi.
Të dhënat e ISHP tregojnë se nga 16 mijë raste në jave që u raportuan për dy javët e fundit nga qendrat shëndetësore, ky 7 ditësh ka sjellë një rritje të kurbës së infektime, edhe pse autoritetet shëndetësore prisnin një ulje të infektimve në vend.
Rritja e infektimeve me grip është vënë re pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Por numrin më të lartë e mbajnë Gjirokastra, Tirana, Vlora, Fieri dhe Durrësi.
Fëmijët janë grupmosha më e prekur.
Sipas ISHP, grupmsoha 0-14 vjeç janë pacientët që kanë marrë më shumë ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore.
Sipas bluzave të bardha, gripi i cili vijon të qarkullojë agresivisht në popullatë po shoqërohet me simptoma që zgjasin deri në dy javë.
Për ekspertët, përveç shtamit të virusit, agresiviteti i gripit tek disa pacientë lidhet edhe me mënyrën e trajtimit dhe neglizhimin e shenjave të para, raportojnë mediat në Shqipëri.