Këshilli e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (HRC) i ka bërë thirrje Rusisë për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe protestuesve të opozitës.
Në deklaratën e përbashkët të nëshkruar nga 45 vende është edhe Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e rajonit, gjendet edhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia.
“Jemi të shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve arbitrare të protestuesve që po shprehnin mbështetjen e tyre për Alexei Navalny në shumë qytete ruse. Zhvillimet e përgjithshme në lidhje me arrestimin, burgosjen dhe shtypjen e Navalny ndaj aleatëve dhe mbështetësve të tij janë prova e prekshme e tkurrjes së hapësirës së shoqërisë civile në Federatën Ruse, përfshirë mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e pavarur të mediave. Ne i dënojmë me forcë këto veprime, të cilat përdorin mjetet e shtetit për të sulmuar media të pavarura dhe shoqërinë civile, dhe për të heshtur zërat kundërshtues”, thuhet në njoftimin e HRC-së, përcjell Telegrafi.
‼️ See JST on #HumanRights situation in 🇷🇺 #Russia delivered today by 🇵🇱 Ambassador Z. Czech on behalf of 4⃣5⃣ states during 46. session of 🇺🇳 #HumanRightsCouncil.
Here 👇 you can find full version of the statement: https://t.co/RuPMZGJSu1 pic.twitter.com/1sqrXBMe5c
— PL in UN Geneva (@PLMissionGeneva) March 12, 2021
Ditë më parë, avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur.
Navalny është ndaluar në aeroportin e Moskës më 17 janar, pasi ka arritur nga Berlini, për t’u trajtuar pas helmimit me agjentin nervor Novichok.
Helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë. /Telegrafi/