Site icon Telegrafi

Shqipëria në listën e re të karantinës në Zvicër

Shqipëria nga 22 shkurti do të jenë në listën e karantinës në Zvicër.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ndryshon listën e saj të karantinës në çdo dy javë. Kështu, sot bëri riaktualizimin e radhës.

Llogaritja është shumë e thjeshtë: shqyrtohet numri i infeksioneve për 100 mijë banorë brenda dy javëve të fundit. Të gjitha vendet, vlera e infeksionit e të cilave është për 60 më e lartë se ajo e Zvicrës futen në listën e karantinës.

Vlen të theksohet se Zvicra aktualisht ka mes 220-230 mesatarisht infeksione për 100 mijë banorë. Nga ana tjetër të gjitha shtetet që kanë numrin më të lartë të infeksioneve në 100 mijë banorë futen në listë. Ndërkohë rastet në Shqipëri mesatarisht deri më tani janë mbi 400 raste në 100 mijë banorë. /Albinfo/

Exit mobile version