Në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të votohet sot për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin tonë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në New York, dje është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësuesit e përhershëm të atyre vendeve që për dy vitet e ardhshme do shërbejnë në Këshill së bashku me Shqipërinë, si dhe me një numër përfaqësuesish të përhershëm të vendeve të tjera.
Ministrja Xhaçka njoftoi bashkëbiseduesit se Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të drejtat e njeriut, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndryshimet e klimës dhe ndikimi negativ në çështjet e sigurisë, si dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit do jenë prioritetet kryesore të punës së Shqipërisë, që reflektojnë dhe prioritetet e OKB-së.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Shqipëria e mbështet këtë kandidaturë në prioritetet kryesore:
– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;
-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;
-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;
-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit
Nëse konfirmohet sot, Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022.
Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. /kp/