Sot (e e martë) në Kiev të Ukrainës është hedhur shorti për prezantimin e shteteve pjesmarrëse në “Eurovision 2017”, i cili do të zhvillohet në datat 9, 11 dhe 13 maj.
Në një konferencë të hapur shtypi, ku pjesmarrëse ishte edhe vet fituesja e vitit të kaluar në “Eurovision”, këngëtarja Jamala, u bënë të ditur emrat e shteteve të cilët do të performojnë, dhe rangimi i tyre se cili nga ta do të prezantohet në gjysmëfinalen e parë, e cilët në të dytën.
Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga Lindita Halimi me këngën “Botë” do të performojnë në gjysmëfinalen e parë të këtij viti në Eurovison, me datën 9 maj 2017.
Në këtë natë do të prezantohen edhe plot 17 shtete të tjera, gjersa konkurrenca më e fortë vjen nga shtetet e fuqishme: Australia, Sllovenia, Finlanda, Suedia, Azerbajxhani dhe Belgjika, teksa nuk mbetet e rrezikuar nga Ballkani, pasi shumë pak shtete nga gadishulli kanë rastisur të jenë në gjysmëfinalen e parë, transmeton Telegrafi.
Këto janë shtetet që prezantohen në natën e parë të “Eurovision 2017”, me datë 9 maj:
Mali i zi
Finlanda
Gjeorgjia
Portugalia
Belgjika
Suedia
Shqipëria
Azerbajxhani
Australia
Qipro
Sllovenia
Armenia
Moldavia
Republika Çeke
Letonia
Islanda
Greqia
Polonia
Këto janë shtetet të cilat prezantohen në natën e dytë të “Eurovision 2017”, më datë 11 maj:
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
Malta
Hollanda
Serbia
Danimarka
Rusia
Rumania
Hungaria
Austria
Irlanda
Zvicra
Estonia
Izraeli
Bullgaria
San Marino
Lituania
Kroacia
Norvexhia
Bjellorusia
Sipas rezultateve dhe përfaqësuses këtë vit, duket se shansat që Shqipëria të kualifikohet janë të mëdha, pasi konkurron vetëm me 17 shtete, dhe shumica prej tyre janë shtete jo me ndikim të madh në Eurovision.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një fotografi, e cila zbulon enigmën për fansat se si do të duket skena e “Eurovision 2017” ku do të prezantohen përfaqësuesit e shteteve të ndryshme./Telegrafi/