Site icon Telegrafi

Shqipëria mund të mbetet pa tifozë kundër Izraelit, shkaku fishekzjarret (Foto)

Fitorja që arriti kombëtarja shqiptare ndaj Lihtenshtejnit mund t’i kushtoj rëndë të gjithë tifozëve shqiptarë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në stadiumin e Lihtenshtejnit FIFA ka hasur incidente të lokalizuara nga ana e tifozerisë shqiptare që ndezi atmosferën me flakadan dhe tymëse duke bërë që FIFA të marr masa ndaj FSHF që nën kupton të luaj ndeshjen e radhës në shtëpi pa tifoz.

Shqipëria rrezikon seriozisht që ndeshjen ndaj Izraelit në muajin nëntor ta luaj pa tifoz në “Loro Boriçi”.

Lexo po ashtu Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Tiranë, i ndodh diçka e papritur (Video)

Kjo është ndeshja më e rëndësishme për kombëtaren shqiptare pasi do të luaj me një kundërshtar të njëjtit nivel dhe mungesa e tifozëve do të jetë një minus i madh për lojtarët tanë.

Portieri i Lihtenshtejnit u ankua pas ndeshjes, duke thënë se iu ndal dëgjimi për shumë minuta, pas krismave të mëdha.

Exit mobile version