Shqipëria shihet si nikoqir i takimit mes Anglisë dhe Islandës që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve në të mërkurën e javës së ardhshme.
Ndeshja është në dyshime që të zhvillohet, shkaku që qeveria e Anglisë ka ndaluar vizitor nga jashtë.
Islanda pritet të luajë përballë Danimarkës në Kopenhagë, tri ditë para se të takohet me Anglinë në Wembley Stadium më 18 nëntor.
Nëse ndalohet që ndeshja të luhet në stadiumin anglez, atëherë Federata e Shqipërisë është shprehur e hapur për të lejuar që sfida të zhvillohet në Air Albania ose në Elbasan Arena.
Anglia ka vënë kufizime ndaj Danimarkës, pasi aty dyshohet se është duke u rritur numri i rasteve me të infektuar nga coronavirusi.
Kështu, takimi i danezëve me irlandezët, ka detyruar Anglinë që mos të lejojë futjen e këtyre të fundit në shtet.
Kështu, Shqipëria mund të jetë nikoqir i takimit që luhet mes Tre Luanëve dhe Irlandës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/