Telegrafi

Shqipëria mposht Irlandën e Veriut

Kuqezinjtë ishin skuadër më e mirë në fushë, edhe pse arritën fitore me epërsi minimale prej 1-0.

Mesfushori Ervin Skela ka shënuar golin e fitores për vendasit (28’), pas një gjuajtje të lirë, me ç’rast reagimi i portierit irlandez ishte i pamundur duke qenë se topi përshkoi këndin e majtë të portës.

Deri në fund të takimit, mysafirët nuk arritën ta barazojnë rezultatin, ndërkohë që Kombëtarja shqiptare nuk krijoi epërsi më të lartë. /Telegrafi/