Site icon Telegrafi

Mot me diell në Shqipëri, temperaturat deri në 35 gradë

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë Celsius deri në 35 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version