Telegrafi

Shqipëria me mot të ndryshueshëm

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të mërkurën në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash në mesditë.

Parashikohen reshje shiu të izoluara në bregdetin jugperëndimor. Prej orëve të pasdites përsëri do të dominojë kthjellimi.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-10m/sek.

Valëzimi do të jetë i forcës 2-3.

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 6/19 re diell

Kukës 5/16 re diell

Lezhë 8/20 re diell

Durrës 8/19 re diell

Tiranë 9/19 re diell

Berat 6/20 re diell

Vlorë 8/18 re diell

Sarandë 8/20 re diell. /Telegrafi/