Site icon Telegrafi

Shqipëria me mot të ndryshueshëm

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të enjten parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Në mesditë përgjatë zonave malore reshje e shiut do të jenë lokalisht në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara. Parashikohen mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor 1-8 m/sek, në bregdet deri 10 m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version