Telegrafi

Shqipëria me mot të ndryshueshëm

Moti për të mërkurën në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mëngjesit parashikohet mjegull në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek. Valëzimi në det i forcës 2-3 me lartësi vale 0.7-1.3 metër.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 9/21 re diell

Kukës 5/16 re diell

Lezhë 7/21 re diell

Dibër 5/16 re diell

Durrës 12/22 re diell

Tiranë 10/22 re diell

Elbasan 10/22 re diell

Berat 7/22 re diell

Vlorë 13/22 re diell

Korçë 3/16 re diell

Gjirokastër 4/21 re diell

Sarandë 12/22 re diell. /Telegrafi/