Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, por edhe relativisht i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, si pasojë e rrymave ajrore me origjinë veriore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi 2 – 25 m/s. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, por edhe zonave pranë tyre. Deti parashikohet i forcës 5 ballë, me lartësi vale 2.8-3.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 10/22 diell
Kukës 6/15 diell
Lezhë 9/20 diell
Dibër 5/14 diell
Durrës 11/23 diell
Tiranë 10/23 diell
Elbasan 11/22 diell
Berat 9/23 diell
Vlorë 14/23 diell
Korçë 6/14 diell
Gjirokastër 10/22 diell
Sarandë 12/23 diell. /Telegrafi/