Telegrafi

Shqipëria me mot të ftoftë

Moti për të enjten në Shqipëri parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në mbrëmje vranësirat vijnë në shtim deri në të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët në mbrëmje në bregdetin jugor dhe në pjesën veriore.

Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug. 1-8m/sek, e ndërsa në bregdet erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri 18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 1/13 re diell

Kukës 1/5 re diell

Lezhë 0/12 re diell

Dibër -2/4 re diell

Durrës 3/16 re diell

Tiranë 3/15 re diell

Elbasan 5/13 re diell

Berat 1/16 re diell

Vlorë 4/15 re diell

Korçë -0/5 re diell

Gjirokastër 2/13 re diell

Sarandë 6/18 re diell. /Telegrafi/