Telegrafi

Shqipëria miraton paketën e rimbursimit të barnave për të prekurit me COVID-19

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar paketën e rimbursimit të barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19.

Sipas kësaj, vendimi është miratuar rimbursimi i paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1,650 lekë.

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10,900 lekë. /TCH/