Site icon Telegrafi

Shqipëria miqësore me Argjentinën

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i kombëtares së Argjentinës, Sergio Batista, në një konferencë për media të mbajtur në kryeqytetin e vendit.

“Përveç Polonisë, me të cilën do të luajmë më 5 qershor, më 20 qershor do të ndeshemi me Shqipërinë në stadiumin e Buenos Airesit”, ka bërë të ditur Batista.

Lajmi për një miqësore mes Argjentinës dhe Shqipërisë kishte kohë që qarkullonte dhe federatat kanë qenë në negociata të përhershme nëpërmjet kompanisë UFA Sports.

Miqësorja me Argjentinën është padyshim më e madhja që kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ndonjëherë. Në fushë do të jenë yje të kalibrit Messi, Tevez, Mascherano, Higuain e Di Maria. /Telegrafi/

Exit mobile version