Telegrafi

Shqipëria merr përgjegjësitë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve

Shqipëria është e gatshme që të marrë përgjegjësitë që i takojnë në planin ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, në një takim me homologen e saj nga Italia, Roberta Pinotti.

Në takimin e përbashkët, ministret vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe veçanërisht atë në fushën e mbrojtjes. /Telegrafi/