Telegrafi

Shqipëria me përfaqësuese të re në “Miss World” (Foto)

Dy muaj më parë, Shqipëria zgjodhi përfaqësueset e saj për dy gara të rëndësishme bukurie, siç është ai i Miss Universe dhe Miss World.

Por teksa, bukuroshja Megi Luka po bëhet gati të na përfaqësojë në garën e më të bukurës së universit, Daniela Pajaziti e zgjedhur si Miss World Albania, nuk do të marrë pjesë në garën e bukurisë, shkruan revistawho.

Në vend të saj, Shqipërinë do ta përfaqësojë bukuroshja Kristina Bakiu, e cila e ka mbajtur edhe më herët ka mbajtur kurorën e më të bukurës shqiptare.

Se çfarë ka ndodhur mes Danielës dhe zotërueses së patentës së Miss World në Shqipëri, kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim, por është fakt që Pajaziti nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë event, sepse në Kinë tashmë ndodhet Kristina, të cilës i urojmë sa më shumë fat.