Duke folur në konferencën vjetore të EFSE-së, kryeministri Berisha theksoi se disa nga arsyet e suksesit të modelit ekonomik të vendit ishte edhe ulja e taksave dhe investimet të cilat bënë të mundur rritjen ekonomike.
Ai tha se Shqipëria është një ekonomi e vogël por dinamike dhe entuziaste e cila fakton se gjatë kësaj krize të rëndë modeli i saj është funksionues.
“Modeli ekonomik i Shqipërisë bazohet tek një qeveri e vogël dhe mendoj se fakti që ky vend në periudhën e krizës sektori publik ishte 50 për qind më e vogël se vendet fqinje dhe kjo ishte një avantazh për sektorin privat të vendit”, theksoi Berisha. /Telegrafi/