Telegrafi

Shqipëria mbetet një nga tregjet më të vogla të sigurimeve në botë

Sipas këtij raporti, në vitin 2007 të ardhurat totale të sigurimeve të jo-jetës (përfshirë PA dhe kujdesin e shëndetit) janë 61.07 milionë dollarë, nga të cilat sigurimet motorike llogariten në mbi 75 për qind.

"Si rezultat i varfërisë dhe i mungesës së një kulture sigurimi, të ardhurat e sigurimeve vullnetare llogariten në vetëm 30 për qind të të ardhurave totale. Në vitin 2007 çmimet jo-jete, me përjashtim të PA dhe shëndetit, llogariteshin në vetëm 0.52 për qind të GDP-së, e barasvlershme me 18.37 dollarë për frymë", thuhet në raport.

Tregjet e jo-jetës përfshijnë kompaninë shtetërore INSIG dhe shtatë konkurrentë të sektorit privat, në tre nga të cilat gjatë vitit 2007 pjesët e paanshme u blenë nga kompani të huaja.

Ndërkohë për sa i përket kompanisë INSIG, procesi i privatizimit të saj pritet të përfundojë këtë vit.

Por edhe pse një treg i vogël, ai ka mundësi të zgjerohet më tej në të ardhmen. Sipas raportit të kësaj kompanie, gjatë viteve të fundit ka pasur tendenca pozitive për zhvillimin e tregut. Në 2004-ën është bërë efektiv një ligj i ri për sigurimet dhe krijimi i autoritetit të mbikëqyrjes financiare në 2006-ën ka ndikuar pozitivisht në zmadhimin e tij.

Kompania britanike AXCO është e specializuar në analizën e tregjeve, e cila ka nxjerrë raportin e saj të ri mbi tregun e sigurimeve të jo-jetës në Shqipëri.

Raportet e kompanisë AXCO hartohen nga profesionistë të sigurimeve me përvojë, ndërsa përdorin si burim të informacionit pjesëmarrësit kryesorë të tregjeve. Në raport thuhet se potenciali i madh i tregut të sigurimeve përcaktohet si faktor themelor në tërheqjen e interesit të kompanive ndërkombëtare për të investuar në Shqipëri.

Ndërkohë tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të jetë i orientuar drejt sigurimit të jo-jetës. Sipas të dhënave më të fundit nga autoriteti i mbikëqyrjes financiare, gjatë harkut kohor janar – korrik 2008 tregu i sigurimeve ka një rritje në masën 16.72% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 575 milionë lekë dhe kap shifrën e 4 miliardë lekëve. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin MTPL në masën 18.14%.

Këtë vit është ulur niveli i dëmeve të paguara nga ana e kompanive të sigurimit. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare për periudhën janar-korrik janë paguar 732.4 milionë lekë dëme, ose e thënë ndryshe gati 14.13 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.