Telegrafi

Shqipëria kthehet kokëlartë nga Mali i Zi

Ndeshja u dominua nga Shqipëria, me një baraspeshim relativ në periudha të ndryshme të takimit.

Përpos golit të vetëm të shënuar nga Hamdi Salihi (79’), dallohet ‘lobimi’ i tifozëve shqiptarë të grumbulluar në impiant, të cilët për një pjesë të konsiderueshme të kohës brohoritnin, ‘Kosova, Kosova’.

Kjo fitore për Shqipërinë ndikon pozitivisht në moralin e kombëtares, që në shtator nis kualifikimet për Kampionatin Evropian, Polonia dhe Ukraina 2012. /Telegrafi/