Telegrafi

Shqipëria kërkon fitoren e parë në eliminatore ndaj Andorrës, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Andorrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtarë për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Kuqezinjtë janë mysafirë të Andorrës në ndeshjen e dytë eliminatore të vlefshme për Grupin H.

Pas humbjes nga Turqia në Loro Boriqi, djelmoshat kuqezi synojnë ta marrin fitoren e parë në këto eliminatore.

(Foto: Facebook/Federata Shqiptare E Futbollit)

Motivi për tri pikët do të jetë i madh pasi ekipi kombëtar do të udhëhiqet nga dyshja shqiptare, Ervid Bulku dhe Sulejman Mema, pas shkarkimit të Christian Panuccit.

Në formacionin titullar të Shqipërisë ka ndryshime nga ndeshja e fundit, ndërsa te Andorra do të luajnë më të mirët.

Andorra: Gomes; Rubio, Llovera, Lima, San Nicolas; Rodriguez, Rebes, Vales, Clemente; Martinez, Vieira; 

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Xhimshiti, Ismajli, Aliji; Grezda, Kaçe, Basha, Xhaka; Sadiku, Uzuni; 

/Telegrafi/