Kanë filluar përgatitjet për tri netët e “Eurovision 2018”, të cilat do të zhvillohen në datat 8, 10 dhe 12 maj 2018.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”.
Bushpepa do të këndojë në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2018”.
Së fundmi, është publikuar edhe renditja zyrtare e shteteve që garojnë në natën e parë.
Eugenti do të performojë i treti me radhë, gjersa mbrëmja do të hapet nga këngëtarja Aisel me këngën “X my heart”, e cila përfaqëson Azerbajxhanin në këtë garë.
Në të njëjtën natë garojnë edhe shtete tjera ballkanike si: Maqedonia, Bullgaria dhe Kroacia. /Telegrafi/