Telegrafi

Shqipëria me katër ndryshime në formacion përballë Lihtenshtejnit

Në përballjen që luhet sonte me Lihtenshtejnin, Shqipëria pritet ta nisë ndeshjen me disa ndryshime në formacion, ku bie në sy prania e Alijit, Llullakut, Roshit dhe Balajt që e nisin titullar.

Aliji zëvendëson Agollin, që duket se po ruhet për sfidën me Spanjën, ndërsa Llullaku luan në të majtë ku zakonisht ka luajtur Lenjani.

Me ndryshimin e skemës, luajmë me vetëm dy mesfushorë qendrorë këtë herë, dhe Roshi luan në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa pas Balajt, do të luajë Jahmir Hyka.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Abrashi, Roshi, Hyka, Llullaku, Balaj.