Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka ndaluar importin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve tjera të derrit, që vijnë nga Maqedonia e Veriut.
Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të rasteve të infektimit të derrave në pjesë të Maqedonisë me sëmundjen “murtaja afrikane”.
Vendimi, siç thonë nga MBZHR do të rrijë në fuqi derisa të bëhen analizat e nevojshme dhe në rast se vërtetohet se produktet që importohen nuk janë të infektuara, atëherë do të lejohet hyrja në tregun shqiptar.
Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.