Telegrafi

Shqipëria ia sheh hairin ngritjes së çmimit të arit

 Vlera e arit shqiptar i depozituar në bankat e huaja, si dhe atij që mbahet nën administrimin dhe pronësinë e Bankës së Shqipërisë është rritur me rreth 50 për qind gjatë vitit të shkuar krahasuar me vlerën e vitit 2009.

Kjo nuk ka ardhur për shkak të shtimit të sasisë së arit, por vetëm me shtrenjtim e ndjeshëm të tij në tregjet botërore. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e arit dhe metaleve të tjera të çmuara shqiptare deri në fund të vitit 2010 është përllogaritur në rreth 15.1 miliardë lekë, nga rreth 10.8 miliardë lekë që kanë qenë deri në fund të vitit 2009.

Nga këto, rreth 10.1 miliardë lekë është i depozituar në bankat e huaja, ndërsa pjesa tjetër bashkë me metalet e tjera të çmuara gjenden në Shqipëri në thesarin e shtetit.
Shqipëria, siç shkruan “Shekulli”, ka në pronësi të saj rreth 2.5 tonë ar plus sasinë e metaleve të tjera të çmuara, si argjendi apo platini.  /Telegrafi/