Telegrafi

Shqipëria i bashkohet vendeve në zhvillim

Përfaqësuesja për Tiranën, Ann Margaret Westin, ka deklaruar se gjatë këtyre viteve, Shqipëria nga lista e vendeve me zhvillim të ulët i është bashkuar vendeve në zhvillim.

"Gjatë punës tonë ne jemi fokusuar në stabilitetin makro-ekonomik dhe në elemente kyçe që kanë të bëjnë me zhvillimin e qendrueshëm ekonomik", u shpreh Westin.

Në ceremoninë e përfundimit të misionit, kryeministri Sali Berisha vlerësoi ndihmën dhe kontributin e dhënë nga FMN-ja, ndërsa përmendi atë qe ai e quajti rritje e shëndetshme e ekonomisë së vendit.

"Programi përfundon në një kohë kur Shqipëria ka një stabilitet të shkëlqyer makro-ekonomik, kur viti mbyllet me inflacion 2.2 përqind dhe rritja ekonomike është e pakrahasueshme në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë". /tch/