Telegrafi

Shqipëria heqë taksen doganore për ushqimet serbe

Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.

Ne një prononcim për Gazeta Shqiptare, Ismail Beka, ekspert në fushën e tregtisë, thotë se Ballkani është një treg, ku eksportet shqiptare i kanë humbur shanset. Sipas tij, Shqipëria nuk ka avantazhe konkurruese, krahasuar me një treg solid si ai i vendeve ish-Jugosllave. Pjesa më e madhe e eksporteve bujqësore tona janë perime, të cilat eksportohen të freskëta me shumë pak vlerë të shtuar. Ndërsa, prodhime tradicionale që njiheshin në këtë treg si pijet alkoolike (konjak, raki) apo duhan, sot nuk eksportohen më.

Kompanitë shqiptare nuk i ruajtën ato tregje që ndërmarrjet shtetërore patën krijuar, ndërsa është shumë më e vështirë hyrja e një produkti të ri. Do të duhej një përpjekje e madhe për të bërë që një konsumator maqedonas, serb apo kroat të zgjedhë të konsumojë një pije freskuese shqiptare, ndërkohë që me një çmim më të ulët (në rastin më të keq aq sa ai i prodhimit shqiptar) zgjedh një produkt, të cilit i njeh shijen, arrin të lexojë etiketën dhe mbi të gjitha, e njeh si markë, – thekson ai.

Nga Serbia importojmë sheqer, misër, fara, e prodhime të tjera, hyrja e të cilave në tregun shqiptar është lehtësuar nga "rruga e kombit". Ndërkohë, me Kosovën një marrëveshje e tillë ende nuk është në fuqi dhe më shumë se një herë autoritetet dhe biznesi kosovar janë ankuar për taksat doganore, që vendosen nga Shqipëria me çmime referencë të ekzagjeruara, si për shembull në rastin e patates. Sipas ministrisë, kjo ndodh se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave. /Telegrafi/