Një ditë përpara nisjes për në Stokholm, Eneda Tarifa – përfaqësuesja shqiptare në garën evropiane të këngës, thotë se gjithçka është gati për skenën e madhe të ‘Eurovision’.
“Kemi kaluar provat me tre ‘back vokalistët’ dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin që kemi arritur”, është shprehur ajo, transmeton TCH.
Fustanit me të cilin do të performojë më 12 maj këngëtarja do të jetë ngjyrë ari, një fustan i gjatë të cilit nuk do t’i mungojnë detajet.
“Veshja është pothuajse e mbaruar. Pas disa provash e kthimesh prapa, propozimesh të tjera, sepse ky është një proces dhe bashkëpunim me organizatorët e Eurosong, vendosëm që ngjyra të ishte ‘gold’. Ngjyrë shumë e bukur që do t’i shkojë shumë ‘Përrallës’”, ka shtuar ajo.
Eneda Tarifa do të garojë e 17-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, ndërsa kënga përfaqësuese është ajo me titull “Përrallë”.