Telegrafi

Shqipëria gati ta ndihmojë Kosovën në rast të embargos

Delegacionet e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe përfaqësuesit e bizneseve nga dy vende u takuan sot në OEK dhe biseduan lidhur me çështjet aktuale ekonomike dhe drejtimet e bashkëpunimit të më tejshëm dhe u morën vesh për intensifikimin e bashkëpunimit .

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë së Tiranës shprehën një gatishmëri të pafund për të përkrah Kosovën në të gjitha proceset ekonomike, në mënyrë që të mos ndihen efektet që mund të sjellë embargoja e mundshme.

Gjatë takimit gjithashtu është biseduar për nevojën e përgatitjes së komunitetit të biznesit Kosovar për situatën e cila do të pason pas përfundimit të arteries kryesore që lidh Kosovën me Shqipërinë, auto rrugës Durrës Merdar e cila do të mundësoj depërtimin e bizneseve kosovare në drejtim të Shqipërisë, si pasojë e infrastrukturës moderne që e zvogëlon koston e afarizmit.

U vlerësua se duhet punuar në mënjanimin e mosbesimit ende të pranishëm në bashkëpunim mes bizneseve në mes dy vendeve dhe u arrit pëlqimi që në këtë drejtim asociacionet e biznesit në vendet tona në të ardhmen duhet të angazhohen shumë më tepër.

Kryetarët Uldedaj dhe Beqaj u pajtuan që me qëllim të avancimit të bashkëpunimit sa më shpejt të hapen përfaqësitë e Odave në të dyja vendet, të cilat do të kanë për qëllim që bashkëpunimi i deritashëm të ngritet në nivel më të lartë dhe në forma moderne. /Telegrafi/