Telegrafi

Shqipëria fillon subvencionimin e bujqësisë

Qeveria ka vendosur të subvencionojë edhe prodhimin në shkallë të gjerë të qumështit, prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, mbarështimin e deleve në tufa të mëdha dhe një pjesë të normave të interesit për kreditë që do të merren nga fermerët për investime në bujqësi.

 Ministria e Bujqësisë ka rreth 15 milionë euro në dispozicion për subvencionime sipas buxhetit të vitit 2010, pasi pati shpërndarë disa milionë euro në këtë drejtim gjatë vitit 2009.

Sektori i bujqësisë në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan nga fragmentarizimi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme, si dhe nga mbipopullimi i fshatit. Disa nga subvencionimet e qeverisë duket se synojnë pikërisht përqendrimin e zhvillimit bujqësor dhe zmadhimin e fermave.(gazeta shqip)