Site icon Telegrafi

Shqipëria evakuon stafin diplomatët dhe qytetarët e saj nga Egjipti

Vendimi për dërgimin e avionit është marrë të hënën nga ministria e brendshme e cila e bëri këtë për shkak të situatës së tensionuar në këtë vend. Sipas mediave, 80-100 shqiptarë ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme.

Nuri Domi, ambasadori shqiptar në Kajro ka thënë se gjendja duket kaotike atje dhe shumica e shqiptarëve që gjenden në këtë vend kanë kërkuar të largohen dhe të kthehen në Shqipëri.

Shqipëria do të evakuojë brenda disa orësh të gjithë shqiptarët që gjenden në Egjipt.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë këshilloi të martën qytetarët shqiptare që të mënjanojnë udhëtimet e panevojshme në Egjipt, të shmangin zonat e protestave dhe të bëjnë kujdes në vendet publike.

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, ministria njoftoi se ngjarjet e ditëve të fundit dhe protestat masive kanë krijuar probleme në komunikim dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Qeveria egjiptiane ka vendosur kufizime të lëvizjes nga ora 18:00 deri në orën 7:00 në Kajro, Aleksandri dhe Suez deri në një njoftim të dytë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version