Arjan Beqaj pritet të jetë në ballë të portës kuqezi, derisa Krisit Vangjeli do të mbajë krahun e djathtë dhe Andi Lila do të rreshtohet në qendër të mbrojtjes.
Endrit Vrapi pritet të dalë nga pozita e mbrojtësit të djathtë për të ruajtur krahun e majtë, ndërsa Franc Veliu të rreshtohet në qendër. Një rreshtim tjetër mund të jetë pozicionimi i Vrapit në qendër dhe angazhimi i Renato Arapit në të majtë.
Dilemat e Kuzhe janë edhe në mesfushë ku strategu kroat do të duhet të rreshtojë lojtarë si Ervin Bulku, Igli Allmuça, Emiljano Vila e Gjergji Muzaka.
Kuzhe pritet të dalë me një sulmues të vetëm, por ende nuk ka zgjedhur me cilin. Kroati ka në dispozicion Edmond Kaplanin, Hamdi Salihin dhe Armando Vajushin. Elis Bakaj e Jahmir Hyka pritet të mbështesin sulmuesin nga të dyja krahët. /Telegrafi/