Telegrafi

Shqipëria e parafundit për nivelin e pagave

Sipas statistikave kombëtare të secilit vend, paga mesatare mujore në Kosovë nuk e kalon shifrën 250 euro, ndërsa një pagë e tillë në Serbi është rreth 350 euro, 340 euro në Maqedoni, rreth 300 euro në Shqipëri, 515 euro në Mal të Zi, mbi 700 euro në Kroaci dhe 1.000 euro në Slloveni, që është i vetmi vend i rajonit, tani për tani, anëtar i Bashkimit Evropian, njofton Gazeta Shqiptare.

Por, çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm nuk janë më të ulëta në Shqipëri apo në Kosovë, krahasuar me rajonin. Kështu sa i përket çmimeve, janari ka shënuar një rritje të çmimit deri në 30 për qind për produktet bujqësore jo-sezonale, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i kanë thënë gazetës se ulja e prodhimit vendas për shkak të sezonit, ka rritur importet e disa produkteve, duke u shoqëruar edhe me rritje të çmimit të shitjes së tyre. /Telegrafi/